Klimt & Emilia – Artisti dhe Muza

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Gustav Klimt & Emilie Louise Flöge – Villa Oleander, Kammer (Schörfling), Attersee, 1910

– Gustav Klimt (1862-1918) – Portret i Emilie Flöge, 1902

Emilia ishte ende e re, 18 vjeç, por do bëhej një shoqe e ngushtë e artistit Gustav Klimt. Pas v. 1891, Emilia do ishte muza, frymëzimi artistik i Klimt, ai do e portretizonte në shumë prej pikturave, nuk di nëse është e vërtetuar përfundimisht por ekspertët besojnë madje dhe në pikturën e famshme “Puthja”, 1907-08, janë të paraqitur ai (artisti) dhe Emilia si një çift dashuruar.
Në v. 1891 motra më e madhe e saj, Helena, u martua me Ernst Klimt (vëllain e Gustav Klimt). Vetem pak kohë më vonë Ernst Klimt vdiq (1892), i vëllai Gustav duhej të kujdesej pastaj dhe për Helenën.